Përgjimi i bisedave: Gjykata Kushtetuese në Hagë vlerëson se Thaçit nuk iu shkelën të drejtat e njeriut

Gjykata Kushtetuese me seli në Hagë ka nxjerrë vendim lidhur me ankesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për shkelje të Ligjit dhe Kushtetutës nga Dhomat e Specializuara.

Ankesa ndërlidhej me vendosjen e disa kushteve speciale në Qendrën e Paraburgimit, përgjimet e bisedave e të vizitave të ndryshme.

Në dokumentin që e ka parë Nacionale, vendimi i Kushtetueses konstaton se nuk ka pasur shkelje.

“Parashtruesi u ankua para Dhomës për dështimin e gjyqtarit të vetëm për të dhënë një mendim të arsyetuar për vendosjen e SIM. Si rezultat, parashtruesi pohoi se vendosja e SIM ishte pa bazë ligjore dhe, si e tillë, në shkelje të Neni 31(2) i Kushtetutës dhe neni 6(1) i Konventës. Më tej, parashtruesi u ankua se regjistrimi dhe monitorimi i bisedave të tij të paprivilegjuara ishte shkelje e së drejtës së tij për privatësi e mundur vetëm me bazë ligjore. Duke marrë parasysh sa më sipër, parashtruesi pretendoi shkelje të së drejtës së tij për privatësi sipas nenit 36 të Kushtetutës dhe nenit 8 të Konventës”, thuhet në këtë vendim, raporton Nacionale.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Speciales ka konstatuar se ankesa e Thaçit nuk mund të pranohet.

“Paneli, bazuar në të dhënat e mësipërme, gjen se ankesat në lidhje me Nenin 36 të Kushtetutës dhe Nenin 8 të Konventës nuk tregojnë një shkelje të mundshme të të drejtave për privatësi. Kjo do të thotë se kjo pjesë e referimit duhet shpallur e papranueshme në përputhje me Rregullin 14(f) të Rregullave të Gjykatës Kushtetuese të Shtetit (SCCC)”, thuhet më tutje.

Ankesa u rrëzua edhe për të drejtën e prezantimit me avokat dhe të mbrojtjes në heshtje.

“Bazuar në të dhënat e mësipërme, Paneli gjen se ankesat mbi Nenin 29(3) dhe Nenit 30(5) dhe (6) të Kushtetutës, si dhe Nenin 6 të Konventës, veçanërisht në lidhje me pretendimet për të drejtat për avokat dhe të drejtën për heshtje, duhet shpallur të papranueshme për shkak se janë të parakohshme pasi mjetet e disponueshme nuk janë shfrytëzuar ende në përputhje me Nenin 113(7) të Kushtetutës, Nenin 49(3) të Ligjit, si dhe Rregullin 14(f) të Rregullave të SCCC”, thotë vendimi.

Si rezultat, mbi këtë bazë, ankesa e Thaçit u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Aktakuza e dytë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuzë të ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, nën pretendimin se ka penguar drejtësinë.

Në një komunikatë për media, pas aksionit të së enjtes, ZPS ka bërë me dije se në këtë rast, ka arrestuar Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun.

Po ashtu, në njoftim thuhet se është lëshuar fletëthirrje për paraqitje për Hajredin Kuçin, ish-ministër i Drejtësisë.

“ZPS-ja ngre akuza ndaj Hashim THAÇIT për vepra penale të pengimit të drejtësisë; arreston Bashkim SMAKAJN, Isni KILAJN dhe Fadil FAZLIUN në Kosovë; dhe lëshon fletëthirrje për paraqitje për Hajredin KUÇIN

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka ngritur akuza ndaj Hashim THAÇIT për vepra penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.

Z. Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës kur iu dorëzua një fletë-arrestim dhe ndaj tij janë ngritur tre akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tre akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA