Nxënësit në Zvicër nuk kanë problem me libra as me sindikata, por me vapën. Viti i ri shkollor në Kantonin e Gjenevës ka filluar që nga e hëna e kaluar, por, për shkak të motit të nxehtë me temperatura të larta rreth 40 gradë Celcius, autoritet kantonale kane ndërmarrë masa preventive për të mbrojtur fëmijët nga kjo vapë njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch.
Shkollat do të vendosin rast pas rasti nëse do ta përdorin ose jo këtë masë.
Për nxënësit e shkollave fillore, nëse nuk ka planifikuar lirim të përgjithshëm të nxënësve, udhëzimet mund të autorizojnë prindërit – veçanërisht nxënësit 1p dhe 2p – që t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi “nëse mendojnë se kushtet e pritjes mund të jenë më të përshtatshme në shtëpi “sesa në shkollë. Megjithatë, të gjitha klasat dhe shkollat mbeten të hapura dhe do të mund të strehojnë fëmijët.
Për sa i përket ciklit të orientimit, departamentet thirren të vlerësojnë situatën e tyre rast pas rasti, veçanërisht në aspektin e infrastrukturës dhe personelit. Nëse e gjykojnë të nevojshme, mund të “vendosin për një lirim të pjesshëm të studentëve të enjten dhe/ose të premten pasdite. Kjo mund të ketë të bëjë me një cikël të tërë, një kat të vetëm apo edhe klasat më të ekspozuara”, specifikon DIP. Duhet të sigurohet një qëndrueshmëri dhe një pritje minimale në ndërmarrje.