Kalo te përmbajtja
Të fundit

Për shkak të mosplotësimit të kushteve teknike, KRU “Prishtina”, ka aplikuar 4 shkyçje!

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Për shkak të mosplotësimit të kushteve teknike, KRU “Prishtina”, ka aplikuar 4 shkyçje!

31 maji ishte afati i fundit që kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, e ka vendosur për plotësim të kushteve teknike nga disa ndërtesa banesore në Prishtinë.

Ani pse njoftimet nga ana e KRU-së ishin të shpeshta, investitorët e ndërtesave kolektive nuk janë paraqitur as edhe një herë.

Reklamë

“Këtyre konsumatorëve ne u kemi dërguar disa herë kërkesë, në mënyrë që të vijnë në ujësjellës. I kemi përfillur të gjitha procedurat ligjore, por nuk kemi marrë përgjigje, andaj që nga sot janë pa ujë të pijshëm, fillimisht pusetat nuk janë në rregull, nuk kanë matje gjeodezike, andaj pa i pasur këto, ata nuk do të mund të kyçen”, tha Arjeta Mjeku nga KRU “PRISHTINA” .

Nga ana tjetër, Mjeku paralajmëroi shkyçje edhe ndaj bizneseve që nuk kanë paguar borxhet.

“Në të njëjtën kohë jemi duke planifikuar shkyçje edhe ndaj atyre që nuk i paguajnë borxhet, apo tentojnë të kyçen ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit”, tha Mjeku.

Përveç Lagjes së Spitalit dhe Matiçanit, aksione të tilla pritet të mbahen edhe në pjesë tjera të kryeqytetit, ku shuma e borxheve ndaj ujësjellësit arrin në mbi 45 milionë euro. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Për shkak të mosplotësimit të kushteve teknike, KRU “Prishtina”, ka aplikuar 4 shkyçje! | ATV