Për shërbime të arkitektit, Komuna e Prishtinës pagoi 3 milionë euro në vit që nga 2022-ta

Përgatiti: Kastriot Tahiri

Që nga viti 2022, Komuna e Prishtinës paguan mbi 15 mijë euro për një ditë pune, e 3 milionë euro në vit, për një kompani për realizimin e Konsultave dhe Shërbimeve të Arkitektit në Kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, themelimin e zyrës, e arsyetoi me faktin se projektet arkitekturore do të përfundohen nga ajo pa pasur nevojë për angazhim të operatorëve të jashtëm. Por, për punën e zyrës opozita nuk është e informuar.

Njëkohësisht në janar të këtij viti u nënshkrua kontratë të re me operatorë të jashtëm.

“Veprimet janë kanë kundër, për çdo vit janë dhanë kontrata milionëshe arkitekteve të jashtëm, projektet më të kushtueshme janë jashtë zyrës së arkitektit të Prishtinës. Faktet janë se komuna po paguan projekte, si ky i fundit, që është 1.2 milion euro”, tha Feim Osmani, asamblist i LV-së.

Projekti ‘Arkitekti i kryeqytetit” do të duhej t’i ndihmojë Komunës së Prishtinës në konceptimin dhe realizimin e ideve të cilat i ka premtuar kryetari Rama.

Rrjedhimisht themelimin e kësaj zyre e ka mirëpritu arkitektja Adelina Tahiri-Nela, por me theks të veçantë, transparencën.

“Në raste se kur nuk kanë burime njerëzor, zyra arkitektit është një komponent e duhur për komunat. Ajo i paraprinë zhvillimit të qyteteve. Kjo është një komponent e duhur zyra duhet të jetë shumë transparente, në informimin e komunitetit. Të informoj se çfarë projekti po planifikohen, procesin si po vazhdojnë dhe produktin final”, tha Tahiri-Nela.

Komuna e Prishtinës ka dy drejtori të cilat merren me planin strategjik dhe zhvillimor të kryeqytetit, ajo e urbanizmit dhe drejtoria e planifikimit strategjik.

Ndërkaq ATV-ja ka kërkuar sqarime nga komuna e Prishtinës lidhur me angazhimin e kësaj zyre dhe shpenzimin e buxhetit mirë po askush nuk ka kthyer përgjigje.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA