spot_imgspot_img
spot_img

Për 3 vjet janë arrestuar disa kosovarë në Serbi

Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës nën dyshimet se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99.

Hazir Haziri është njëri nga shtetasit e Kosovës që është arrestuar nga autoritetet serbe më 8 shtator 2025 në pikën kufitare të Merdarit, nën dyshimin për “krime lufte” gjatë viteve 1998-1999.

Tre muaj pas arrestimit, familja e tij thotë se ai po mbahet padrejtësisht dhe në kushte të rënda, ndërsa kërkojnë reagim urgjent nga institucionet e Kosovës dhe ndërkombëtarët.

“Avokati i ka kryer të gjitha procedurat ligjore dhe, megjithëse babai është i pafajshëm dhe po mbahet pa të drejtë nga autoritetet serbe, ai vazhdon të mbahet pa asnjë arsye të ligjshme. Atij vazhdimisht i është zgjatur masa e paraburgimit çdo 30 ditë dhe nuk është dhënë asnjë sqarim lidhur me shtyrjen e mëtejshme, përveç arsyetimit se po pritet një ekspertizë e telefonit, dhe për këtë arsye po mbahet i mbyllur..Gjendja e tij shëndetësore është e brishtë për shkak të moshës ai është 70-vjeçar dhe e kuptueshme që mosha nuk e përballon dot regjimin e rëndë të burgut. Ai nuk është mirë me shëndet. E ka vizituar z. Jetish Jashari të enjten, ndërsa të premten e kanë vizituar motrat”, thotë vajza e tij, Kaltrina Haziri.

Kaltrina thotë se babai i saj është vizituar disa herë nga zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, përfshirë kryetarin e saj, Jetish Jashari, por përgjigjja që kanë marrë është se “arrestimi i tij është çështje politike dhe se Haziri nuk ka të bëjë asgjë me aktakuzat e ngritura”. Kaltrina kërkon ndihmë nga institucionet e Kosovës

“Ne në Kosovë i kemi lajmëruar dhe kemi bërë kërkesë me shkrim, mirëpo deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje për iniciativat e tyre. Përveç faktit që Jetish e ka vizituar dhe përgjigjja që ka marrë është se kjo është një çështje politike dhe po trajtohet për drejtësi. Sa i përket institucioneve të Kosovës, deri më tani nuk kemi marrë asgjë. Nuk e dimë se çfarë iniciativash kanë marrë dhe nuk kemi informacion për ndonjë hap që ata kanë ndërmarrë deri tani”, ka thënë ajo.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka kthyer përgjigje në kërkesën e Televizionit për këto raste të shtetasve të Kosovës të arrestuar nga Serbia. Dy vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA