Lucas Paqueta u përjashtua në minutën e 83-të të humbjes 2-0 të West Ham ndaj Liverpoolit, duke ringjallur polemikat mbi mesfushorin brazilian, vetëm disa muaj pasi u shpall i pafajshëm nga FA për akuzat e manipulimit të basteve.
Mesfushori sapo ishte kthyer në formacionin titullar pas një ndeshjeje pezullimi. Pas ndeshjes, Paqueta publikoi një mesazh të fortë në X, duke lidhur përjashtimin me ngarkesën psikologjike të dy viteve të fundit:
“Është qesharake të kesh jetën dhe karrierën tëndë të ndikuar për dy vite pa mbështetje psikologjike. Ndoshta kjo sjellje e tepruar është thjesht pasqyrim i gjithçkaje që kam përjetuar. Më vjen keq që nuk jam perfekt.”
Ai shtoi gjithashtu:
“E kuptoj që tani duhet të dukem si fajtori. Është e vështirë të jetosh me gjithçka që më është shkaktuar dhe shëndetin tim mendor. Do të përpiqem të mos më ndikojnë më tej. Kjo nuk justifikon përjashtimin tim dhe për këtë i kërkoj falje tifozëve dhe shokëve të ekipit.”
Ish-portieri Rob Green e quajti përjashtimin “krejtësisht të papërgjegjshëm”, ndërsa trajneri Nuno Espirito Santo preferoi të fliste me lojtarin para se të komentonte publikisht. Liverpool shfrytëzoi avantazhin dhe shënoi dy gola për të vulosur fitoren dhe lënë West Hamin në vendin e 17-të në Premier League.







