Kalo te përmbajtja
Të fundit

Osmani uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje: Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Osmani uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje: Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes, duke u dërguar mesazhin e paqes, dashurisë dhe shëndetit në familje.

Në mesazhin e saj, Osmani thekson rëndësinë e bashkimit përmes traditës së respektit dhe solidaritetit.

Reklamë

“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi. Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”, shkruan Osmani.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Osmani uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje: Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes | ATV