Kalo te përmbajtja
Të fundit

Osmani kujton masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Osmani kujton masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit.

Osmani ka thënë se më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc.

Reklamë

“Në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së. Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka shtuar tutje se “Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet”.

“Kujtojmë martirët, nderojmë heronjtë e UÇK-së dhe nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë”.

Reklamë

Osmani kujton masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet | ATV