Orban i kërkon Vuçiqit lirimin e tre policëve kosovarë: Armiqtë mezi presin t’ju dëmtojnë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i është lutur presidentit serb Aleksandër Vuçiq që të lirojë tre policët e Kosovës. Ai këtë lutje e bëri gjatë konferencës së përbashkët në përfundim të vizitës së tij në Beograd. Vuçiq, nga an tjetër, u habit me kërkesën publike të hungarezit.

Orban u shpreh se është e papranueshme që bashkësia ndërkombëtare vendosi të njoh zgjedhjet në katër komunat veriore me pjesëmarrje kaq të ulët.

“I nderuari president Aleksandër, të mendoni mirë për këtë, armiqtë e Serbisë mezi presin t’ju bëjnë keq, të dëmtojnë Serbinë, dhe kjo është një situatë e tillë, një temë e tillë në të cilën mendoj se do të ishte mirë të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë, për t’i kthyer këta tre shqiptarë në Kosovë”, deklaroi Orban.

Ish-ministri i Millosheviqit, Vuçiq, që njëherë tha se nuk e priste këtë kërkesë, premtoi se do të shqyrtojë me shumë kujdes çdo këshillë të kryeministrit hungarez që e cilësoi mik.

Presidenti serb u shpreh se nuk do të bisedojë me kryeministrin e Republikës së Kosovës derisa të lirohen serbët e arrestuar të cilët dyshohen për vepra kriminale, si dhe të largohen kryetarët e zgjedhur më 23 prill e të tërhiqet njësia speciale.

Kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiq, tha se Kurti në bisedime nuk e lë asnjëherë të flasë dikë tjetër por vetëm mban monologë./KP/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA