Si çdo vit, në natën mes të shtunës dhe të dielës së fundjavës së fundit të tetorit, fillon periudha e ndryshimit të orës, kur akrepat lëvizin një orë përpara ose prapa, në varësi të stinës.
Këtë të diel, akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar fillimin e orës dimërore.
Ashtu si çdo vit, ora verore përfundon në fundjavën e fundit të tetorit, dhe akrepat kthehen 60 minuta pas, ndërsa ora dimërore do të mbetet në fuqi deri në fundjavën e fundit të marsit.
Kështu, të dielën më 26 tetor, në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen një orë prapa, gjë që do të na lejojë të flemë një orë më shumë atë natë.
Ndryshimi i orës në Evropë është vendosur si rregullim ligjor që nga viti 1981.
Kjo praktikë filloi në fillim të viteve ’70 në Evropën Perëndimore, me arsyetimin se zgjatja e dritës gjatë ditës ndihmon në rritjen e produktivitetit, kursimin e energjisë dhe efikasitetin e punës ditore.