Janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.
Oklahoma City Thunder shënoi fitore bindëse kundër Utah Jazz,dhe atë me rezultat 144:112.
Shai Gilgeous Alexander me 31 pikë e 8 asistime ishte basketbollisti më i mirë tek Thunder,teksa Jaylin Williams kontribuoi me 15 pikë,6 kërcime e 6 asistime.
Ndërkohë tek Jazz më i miri ishte Keyonte George me 20 pikë e 8 asitime,teksa Kyle Filipovski kontribuoi me 18 pikë e 7 kërcime.
Në anën tjetër Denver Nuggets ka mposhtur skuadrën e Houston Rockets me rezultat 112:109.
Nikola Jokic me 34 pikë,10 kërcime e 9 asistime,si dhe Jamal Murray me 26 pikë e 10 kërcime ishin më të mirët për Nuggets,kurse në anën tjetër për Rockets Reed Shepphard me 27 pikë si dhe Aaron Thompson me 22 pikë ishin më basketbollistët më efikas.







