Nisma Socialdemokrate hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren.
Të martën, u prezantua kandidatja për kryetarë të kësaj komune, Albulena Balaj-Halimaj.
Nga shatërvani i Prizrenit, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kërkoi mbështetje për Albulenën.
Derisa u prit me duartrokitje, Balaj-Halimaj prezantoi programin e saj qeverisës.
Aktive qe këto ditë edhe Xhevahire Izmaku, kandidatja për Vushtrrinë.
Ajo ndau një video në rrjete sociale, duke treguar për gjendjen e rëndë të lagjeve në Vushtrri.
Sipas Izmakut, Vushtrria meriton një pushtet që punon për njerëzit e saj e ajo tha se do të jetë zëri i tyre.