Nesër nis peticioni në Zubin Potok dhe Zveçan

Përgatiti: Fatlum Jashari

Salla e sporteve në Zubin Potok është përcaktuar si lokacion për peticionin që ka për synim mundësimin e votimit për shkarkimin e kryetarit të komunës.

Mbledhja e nënshkrimeve nisë të premten, pasi komuna miratoi kërkesën e grupit iniciues për shfrytëzimin e kësaj hapësire publike.

Me gjithë dhënien e lejes, kryetari Izmir Zeqiri u shpreh skeptik për atë që mund të prodhojë kjo nismë.

“Nuk bëhet zgjidhja në komunat e veriut me shkarkimin e kryetarëve, sepse ne kemi edhe kuvendet që udhëhiqen kryesisht prej pakicave, kështu që kur të duan mund të shfaqin pakënaqësi, pakënaqësia është se po udhëhiqen nga pakica. E shoh më shumë si një iniciativë për të ngatërruar procesin sesa për ta zgjidhur problemin”, tha Zeqiri.

Ai ka dyshime edhe për ligjshmërinë e procesit, veçmas në fazën e radhës, në atë që e quajti “njëlloj referendumi pa ligj për referendumin”.

“Besoj se kjo iniciativë mund të vijë me atak kushtetues, ligjeve tona. Kështu që ne jemi të obliguar t’i zbatojmë ligjet. Çdo gjë që mund të shkelet, ligji ose Kushtetuta, natyrisht që mund të ketë ankesa nga ana jonë”, tha Zeqiri.

Zeqiri do të preferonte një marrëveshje politike, përfshirë dorëheqjet, me garancinë që procesi i ri zgjedhor të zhvillohet pa presion e ndikime.

“Nuk ka premisa se mund të ketë vullnet të shumicës, tash për tash, për të zhvilluar zgjedhje të lira, demokratike dhe fer. Jam skeptik se ka, mirëpo ne do ta zbatojmë ligjin”, tha Zeqiri.

Po ashtu të premten nga ora 9 do të fillojë edhe mbledhja e nënshkrimeve në Zveçan.

Afati i rregullt për mbledhjen e 20% të nënshkrimeve nga lista e votuesve skadon të dielën.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA