spot_imgspot_img
spot_img

Ndeshjet interesante në Prishtinë, pikët për kryeqytetasit

Prishtina e Vushtrria në hendboll, kanë luajtur ndeshje shumë interesante të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Prishtina e nisi ndeshjen mirë dhe mbajti epërsi deri në minutën e 43-të kur rezultati u barazua në 29:29.

Më pas vushtrriasit krijuan epërsi prej një, dy e tre gola, 34:31. Prishtina barazoi në 34:34 e më pas u luajt për secilin gol.

Në minutën e 58-të, Bleon Gela shënoi për epërsinë 39:38 të Vushtrrisë. Në të njëjtën minutë Altin Cacaj shënoi për 39:39. Ndërkohë dhjetë sekonda para fundit, Enis Kuleta e shënoi golin e fitores 40:39 për Prishtinën.

Kuleta i kishte plot 15 gola për Prishtinën. 12 i shtoi Albi Gjuka, ndërsa Cacaj i realizoi gjashtë.

Egzon Ademi ishte më efikasi te Vushtrria me 12 gola. Dhjetë i realizoi Bleon Gela e pesë Amir Fazliu.

Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës.

Prishtina i ka gjashtë pikë në vendin e gjashtë, ndërsa ka luajtur nëntë ndeshje. Vushtrria mbetet e fundit dhe në kërkim të pikëve të para. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA