Futbolli kosovar është në zi, pasi që ka ndërruar jetë ish-trajneri, lojtari dhe pedagogu i dalluar, Selatin Vokrri.
Vokrri ishte një personalitet i jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, pasi që dha kontribut tejet të madh si futbollist e si trajner, raporton KosovaPress.
Po ashtu, Vokrri shërbeu si burim i pasur i njohurive dhe ideve në fushën e futbollit dhe edukimit sportiv të rinjve.
Vokrri do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij gjatë kohës së okupimit serb, ku ishte udhëheqës i guximshëm duke frymëzuar rininë llapjanë të vazhdojë me futboll në kushte të vështira dhe pothuajse të pamundura.
Selatin Vokrri do të vazhdojë të mbetet shembull frymëzues për brezat e rinj, ndërsa kontributi i tij do të kujtohet gjithmonë.