spot_imgspot_img
spot_img

Ndërron jetë Feriz Parllaku, gjyqtari i njohur i hendbollit

Ka ndërruar jetë Feriz Parllaku, njëri prej gjyqtarëve më të dalluar që ka pasur hendbolli kosovar. Parllaku ka vdekur në moshën 68-vjeçare, ndërsa pos në hendboll ishte gjyqtar i dalluar edhe i futbollit.

Ai ka drejtuar ndeshje të shumta të hendbollit kosovar në periudhën e pavarësimit dhe për shumë vjet pasluftës.

Ka drejtuar edhe ndeshjen e parë të Kombëtares së Kosovës, atë ndaj Egjiptit U21 në vitin 2002.

I ndjeri është shquar për punën me përkushtim dhe për kontributin madhor kur puna e gjyqtarit ishte sfiduese dhe me vlerë të jashtëzakonshme.

Parllaku nisi të gjykojë ndeshje të hendbollit në vitin 1978.

Në vitin 1985 mori thirrjen e gjyqtarit federativ.

Në nivelin federativ ka drejtuar ndeshje bashkë me Selim Morinën. Gjatë pavarësimit gjykoi bashkë me Veton Selmanin, Selim Morinën, Burim Devën, Fahredin Hashanin, Xhelal Vitakun e Ibrahim Zhilivodën.

Ishte aktiv në referim deri në vitin 2005.

Për një mandat ishte kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA