Vëllaznimi i Gjakovës ka mbetur pa trajner, pasi tekniku i deritanishëm, Xhengis Rexhepi, është shkarkuar.
Humbja e fundit ndaj Vushtrrisë në Ligën e Parë ka bërë që drejtuesit e klubit gjakovar të marrin vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Vëllaznimit, e cila njoftoi se kontrata me Rexhepin është ndërprerë.
Pas 17 ndeshjeve në Ligën e Parë, Vëllaznimi renditet në pozitën e katërt me 33 pikë, katër më pak se kryesuesi Vushtrria.
Njoftimi i plotë i klubit gjakovar:
“Ju njoftojmë se Kryesia e klubit ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me kryetrajnerin Xhengis Rexhepi. Kryetrajnerit Rexhepi i shprehim falënderimin për kontributin e dhënë dhe i urojmë shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme. Për informacione të tjera rreth shtabit teknik do të njoftoheni me kohë.
Me respekt,
KF Vëllaznimi.” . /ATVLIVE.TV







