spot_imgspot_img
spot_img

“Nata evropiane” për klubet e Kosovës!

Sonte tri klubet e Kosovës do të kenë ndeshjet e rëndësishme në garat evropiane.

Kampionia e Kosovës, Trepça e pret Anwil-in, në përballjen që zhvillohet në “Minatori” të Mitrovicës nga ora 18:30 në kuadër të Grupit J të FIBA Europe Cup.

Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren e parë, pasi në dy ndeshjet e para kanë pësuar humbje, nga PAOK dhe Braunschweig.

‘Xehetarët’ kërkojnë fitoren e parë në shtëpi në këtë edicion në garat evropiane dhe do të mundohen të paraqiten sa më mirë. Ndërkohë, kujtojmë që Anwil-i për të qenë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup kishte eliminuar Bashkimin pas dy ndeshjeve, pasi sfidën e parë e kishte humbur në Prizren.

Bashkimi përballet me skuadrën e njohur franceze, Dijon. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë këtë edicion në Grupin J të FIBA Europe Cup. Takimi zhvillohet nga ora 19:00.

Portokallezinjtë që garojnë për herë të parë në këtë garë evropiane duan fitoren e parë, pasi në dy takimet e para pësuan nga Cibona dhe Pallacanestro Reggiana.

Sigal Prishtina do të ketë ndeshjen e tretë në Ligën ENLB, ku njëkohësisht është në kërkim të fitores së tretë. Bardhekaltrit janë mysafirë Slovan Bratislava, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 19:00. Slovan Bratislava ka një fitore e dy humbje.

Kryeqytetasit fituan ndaj Brussels Basketball 80:75 dhe Gimle Basket 90:79. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA