Kalo te përmbajtja
Të fundit

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Murati dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe disa bashkëpunëtorëve të tij në Komunën e Prishtinës.

Sipas Muratit, kallëzimi penal lidhet me dyshimet për keqpërdorim të 2.2 milionë eurove nga mjetet buxhetore, çështje kjo që, siç ka thënë ai, është evidentuar edhe në raportin e auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Reklamë

Ministri ka bërë të ditur se veprimet e dyshuara përfshijnë disa vepra penale, të cilat i ka renditur në një publikim të tij.

“Veprimet e dyshuara që kanë rezultuar me keqpërdorim të 2.2 milione eurove janë: keqpërdorimi i detyrës zyrtare, falsifikimi i dokumentit zyrtar, mashtrimi, dhe përdorimi i paautorizuar i pasurisë”, ka shkruar Murati.

Murati ka shpjeguar gjithashtu se Ministria e Financave kishte nënshkruar një marrëveshje financiare me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), përmes së cilës ishin siguruar pesë milionë euro kredi.

Sipas tij, këto mjete i ishin vënë në dispozicion Komunës së Prishtinës për investime në renovimin dhe ngrohjen e shkollave, çerdheve dhe institucioneve të tjera publike.

Reklamë