Muhamet Hyseni ka fituar cmimin e “Yllit të Javës”për xhiron e 14-të në Albi Mall Superligë.
Hyseni ishte protagonist në fitoren 4:2 të Llapit në udhëtim ndaj Ballkanit,ku shënoi dy gola si dhe asistoi në njërën prej tyre.
Përndryshe Hyseni u shpreh i lumtur për fitimin e këtij çmimi,duke thënë se është i lumtur për fitoren ndaj ekipit suharekasve.
“E kemi pasur një ndeshje të vështirë ndaj FC Ballkanit në Suharekë; megjithatë, jemi të lumtur që e kemi përgatitur ndeshjen mirë dhe kemi shënuar fitore”
“Klubi ynë nuk e ka nisur kampionatin në mënyrën më të mirë, por e kemi rimarrë formën dhe tashmë nuk po mungojnë as rezultatet”.
“Personalisht, jam i lumtur që jam rikthyer në Superligë, aty ku edhe e kam lënë, duke shënuar gola dhe duke u ndier mirë që po e ndihmoj ekipin drejt qëllimit për të qenë në pjesën e epërme të tabelës, që është edhe synimi ynë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e dhënë që të bëjmë diferencën”, tha ai për faqen zyrtare të
Kujtojmë që Llapi gjendet në pozitën e 5-të pas 14 xhirove në Albi Mall Superligë me 20 pikë të grumbulluara,duke arritur 5 fitore,5 barazime e 4 humbje







