Ministria e Mbrojtjes ndër ministritë më jo-transparente në faqe zyrtare

Me ardhjen në pushtet të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, sipas vet atij, Forcës së Sigurisë së Kosovës iu kanë shtuar mbi 1000 trupa.

“Në fillim kur erdhëm në qeverisje, FSK pati 2693 ushtarë. Për dy vite janë rekrutuar 1240 ushtarë të ri ndërsa edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë. 1240 ushtarë më shumë për dy vite”, tha Kurti.

Duke polemizuar me deputetin Avdullah Hoti, për 80 milion euro pagesa të bëra në avanc nga buxheti i shteti, ministri i Financave Hekuran Murati theksoi se këto fonde janë dedikuar për blerje të armatimit.

“Ky zë është rritë për shkak se nëse e shikoni ligjin për buxhet 100% avanci lejohet vetëm në rastet kur blehet armatimi”, tha Murati.

Kujtojmë se nga marsi i vitit të kaluar, Kosova ka edhe një Fond të Sigurisë, që menaxhohet nga Ministria e Financave. Mirëpo, shuma e mbledhur në këtë fond, vazhdon të jetë e panjohur për publikun.

Por, sa të vështirë e kanë qytetarët që përmes internetit t’i gjejnë të dhënat e përmendura nga qeveritarët?

Një raport i Organizatës Jo-qeveritare, DemokraciPlus, i realizuar vitin e kaluar, për transparencën e ministrive në faqe zyrtare, tregon se Ministria e Mbrojtjes është ndër ministritë më jo-transparente sa i përket të dhënave që ofrohen në faqet zyrtare.

Transparenca nuk është përmirësuar akoma në këtë ministri. Në web faqe mungojnë infot bazike nga kontakt personat në ministri, të dhënat për buxhet vjetor, raportet e shpenzimeve, plani i aktiviteteve, madje mungojnë të dhënat edhe numrin e pjesëtarëve në FSK.

FSK-së iu anulua pjesëmarrja në stërvitjet e NATO-s Defender 23 me vendim të komandës së forace amerikane bnë Evropë, si pjesë e penalizimeve të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, për shkak të veprimeve të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA