Kalo te përmbajtja
Të fundit

Ministri kroat: Bashkëpunimi Kroaci–Shqipëri–Kosovë s’e rrezikon askënd

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Ministri kroat: Bashkëpunimi Kroaci–Shqipëri–Kosovë s’e rrezikon askënd

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, ka bërë të ditur se në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih ka zhvilluar një takim trepalësh me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Sipas Anushiqit, gjatë takimit të djeshëm janë diskutuar aktivitetet aktuale dhe ato të ardhshme në kuadër të Deklaratës për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, përmes së cilës tre vendet po zhvillojnë projekte të reja në industrinë e mbrojtjes dhe po forcojnë bashkëpunimin ndërmjet forcave të tyre të armatosura.

Reklamë

Në një postim në “X”, Anushiq ka theksuar se në këtë deklaratë “nuk ka absolutisht asgjë kontestuese” dhe se bashkëpunimi nuk rrezikon askënd.

Ai shtoi se qëllimi i bashkëpunimit ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës është forcimi i stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore, si dhe thellimi i partneritetit dhe aleancës mes tri vendeve mike.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Ministri kroat: Bashkëpunimi Kroaci–Shqipëri–Kosovë s’e rrezikon askënd | ATV