Met Gala 2026 po përgatitet të nisë me bujë, dhe këtë herë vëmendja nuk është vetëm te tapeti i kuq. Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të jenë mbështetësit kryesorë të eventit ikonë të modës, duke marrë rol të rëndësishëm prapa skenave të organizimit. Tema e edicionit të ardhshëm është shpallur “Arti në kostume”, një koncept që pritet të sjellë kreativitet dhe spektakël të jashtëzakonshëm.
Çifti i njohur do të financojë hapjen e ekspozitës së re në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, duke u rreshtuar mes donatorëve më të mëdhenj të Met Gala. Krahas tyre, edhe shtëpia e modës Saint Laurent si dhe Conde Nast janë konfirmuar si mbështetës zyrtarë. Ky edicion do të shënojë edhe një kapitull të ri për eventin, pasi do të jetë i pari nën drejtimin e kryeredaktores së re të Vogue, Chloe Malle, pas largimit nga posti të Anna Wintour, e cila u pensionua pas 37 vitesh udhëheqjeje.
Bezos dhe Sanchez, të cilët e bënë publike lidhjen e tyre në janar 2019, pak pasi themeluesi i “Blue Origin” njoftoi divorcin nga MacKenzie Scott, tani po shfaqen si figura të rëndësishme në botën e artit dhe filantropisë. Angazhimi i tyre në Met Gala 2026 pritet të ndikojë fuqishëm në shkëlqimin dhe drejtimin e këtij eventi legjendar.







