Ylli Lionel Messi ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. Ai do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, pasi tashmë ka arritur marrëveshje personale me ekipin Al-Hilal, raporton të martën AFP.
Mësohet se Messi ka refuzuar ofertat nga Barcelona dhe ekipet nga SHBA-ja, për t’iu bashkuar Al-Hilalit këtë verë.
Detajet e marrëveshjes nuk janë publikuar, por thuhet se ai do të firmos kontratë trevjeçare me ekipin saudit dhe do të ketë pagë mbi 500 milionë euro.
Messi te Al-Hilali do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij edicioni i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin.
Ai është pjesë e ekipit francez prej vitit 2021 dhe këtë edicion ka 20 gola e 19 asistime në të gjitha garat. Transferimi i 35-vjeçarit në Arabinë Saudite, do ta ringjallte rivalitetin me portugezin Cristiano Ronaldo, i cili është pjesë e ekipit Al-Nassr.