Messi zbulon favoritët për Kupën e Botës 2026: Do të luftojmë ta mbrojmë titullin, por konkurrenca është e jashtëzakonshme!

Argjentina synon të shkruajë histori në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, duke kërkuar të mbrojë titullin e fituar në Katar. Edhe pse Lionel Messi ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në turne, kapiteni i kombëtares “Albiceleste” ka ndarë mendimin për skuadrat që i sheh si kandidatët kryesorë për trofe.

Pas shortit të edicionit historik të parë me 48 ekipe, analizat dhe parashikimet kanë nisur menjëherë – dhe Messi nuk ka hezituar të japë vlerësimin e tij për rivalët më të fortë.

Në një intervistë për ESPN, ylli i Inter Miamit theksoi se Argjentina do të synojë fuqishëm titullin, ndërsa përmendi disa nga pretendentët kryesorë:

“Ka skuadra shumë të mira. Spanja, Franca, Anglia, Brazili, të cilat nuk e kanë fituar për një kohë të gjatë, duan ta marrin trofeun”, u shpreh Messi.

“Gjermania gjithmonë ka pasur ambicie ndaj Argjentinës dhe tani e dëshiron edhe më shumë, sidomos pas asaj që ndodhi në Kupën e Botës së fundit. Do të jetë shumë e vështirë, por nuk kam asnjë dyshim se edhe ata do të luftojnë për titullin.”

Kupa e Botës 2026 do të jetë e para me formatin e ri, ku 48 ekipet pjesëmarrëse do të ndahen në 12 grupe me nga katër kombëtare.

Në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë avancojnë: dy ekipet e para nga secili grup, plus tetë ekipet më të mira të vendeve të treta

Një sistem që pritet të sjellë më shumë ndeshje, më shumë emocion dhe më shumë surpriza.

Me Messi ende të pavendosur për pjesëmarrjen e tij, por të bindur për fuqinë e Argjentinës, gara për Kupën e Botës 2026 premton të jetë një nga më të fortat dhe më të paparashikueshmet në histori.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA