Piloti holandez Max Verstappen ka zënë pozicionin e parë në provat për garën e Abu Dhabit në Formula 1,e cila pritet ta përcaktojë kampionin e ri të garës më të fortë të shpejtësisë në botë.
Verstappen zuri këtë avantazh në pistën as Marina me një kohë prej 1:22.207,duke krijuar kështu një avantazh prej dy të dhjetash ndaj Lando Norris të McLaren.
Ndërkohë i tret pas Verstappen dhe Norris doli Oscar Piastri,i cili ishte me 28 të mijëtat më i ngadaltë se shoku i tij i skuadrës tek Mc Claren.
Përndryshe kjo është hera e parë që nga viti 2009,ku tre pilotë kanë mundësi që të fitojnë titullin e kampionit botëror në Formula 1 në fund të sezonit.
Kujtojmë që gara e madhe e Abu Dabit zhvillohet të dielën me fillim nga ora 14:00,ku pritet të caktohet piloti i cili do të kurorëzohet me titullin e kampionit në Formula 1.







