Mbrëmjen e djeshme përfunduan ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria dhe Kosova për herë të parë siguruan biletën për në fazën “Play-Off” të këtij turneu.
Të dyja skuadrat shkruan kështu emrin e tyre me “germa të arta” në historinë e futbollit, dhe padyshim që ky sukses nuk ka kaluar pa u vënë re nga “SofaScore”.
Mario Mitaj është një nga futbollistët që u vlerësua nga “SofaScore” për paraqitjet e tij me Kombëtaren shqiptare. Talenti i kuqezinjve u zgjodh në formacionin më të mirë të kualifikueseve, duke u vendosur pranë yjeve europianë si Kevin De Bruyne dhe Kylian Mbappé.
Mbrojtësi i Shqipërisë mori notën 7.62, duke treguar rëndësinë e tij në formacionin e Sylvinhos. Mitaj është një element kyç në krahun e mbrojtjes, duke e bërë të pamundur për kundërshtarët ta kalojnë dhe duke demonstruar aftësi të jashtëzakonshme mbrojtëse. /ATVLIVE.TV








