spot_imgspot_img
spot_img

Maqedonia e Veriut zhvillon dy sfidat e para të shtatorit – të ftuar pesë shqiptarë, debuton Ramadani

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojë dy ndeshje në fillim të muajit shtator në kuadër të kalendarit ndërkombëtar, njëra miqësore dhe tjetra e vlefshme për kualifikimet e Botërorit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Bllagoja Milevski do të përballet më 4 shtator me Arabinë Saudite, në një ndeshje miqësore që do të luhet në Pragë të Çekisë. Ndërkohë, më 7 shtator, Maqedonia e Veriut do të presë në Shkup përfaqësuesen e Lihtenshtajnit, në një takim zyrtar kualifikues.

Për këtë grumbullim, trajneri Milevski ka përzgjedhur 26 futbollistë, mes të cilëve spikasin disa emra të njohur të lojtarëve shqiptarë: kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.

Një nga lajmet më pozitive për futbollin vendor vjen nga Shkëndija e Tetovës, pasi Reshat Ramadani është ftuar për herë të parë në përfaqësuesen A. Mesfushori 22-vjeçar shpërblehet për paraqitjet e mira me klubin e tij, duke u konsideruar si një nga prurjet më premtuese në kombëtare.

Po ashtu, debutues është edhe Elmir Rastoder, futbollist i klubit zviceran Thun, i cili do ta veshë për herë të parë fanellën kuqeverdhë të përfaqësueses./ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA