Maqedonci pret në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë: Bashkë jemi më të fortë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral major Arben Kingji, duke thënë se bashkë janë më të fortë.

Në këtë takim është diskutuar rreth situatës aktuale të sigurisë, si dhe mundësisë së thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet forcave të të dyja vendeve në disa fusha ushtarake.

“Me këtë rast, shpreha mirënjohje time të thellë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kontributin e veçantë të tyre në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes”, ka shkruar Maqedonci.

Maqedonci ka ritheksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka mbështetja direkte nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe FARSH, si shtet anëtar i NATO-s, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.

Ministri i Mbrojtjes është shprehur se në takim janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për të garantuar mbrojtjen e interesave kombëtare.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA