Interi dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit zviceran Manuel Akanji, i cili do t’i bashkohet zikaltërve fillimisht në formë huazimi.
Sipas detajeve të kontratës, Interi do të paguajë një tarifë huazimi prej 2 milionë eurosh, ndërsa ka të përfshirë edhe opsionin e blerjes për 15 milionë euro. Ky opsion shndërrohet në detyrim nëse Akanji luan të paktën 50% të ndeshjeve dhe nëse Interi fiton Serie A këtë sezon.
Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet menjëherë pas kryerjes së testeve mjekësore në Milano, hap final para se 29-vjeçari të vishet zikaltër.
Ky kalim vjen pas një vere të ngjeshur për mbrojtësin, i cili ishte lidhur edhe me klube të tjera të njohura si Tottenham, AC Milan dhe Galatasaray.
Në sezonin e fundit me Manchester Cityn, Akanji zhvilloi 26 paraqitje në Premier League, duke qenë pjesë kyçe e rotacionit të Pep Guardiolës dhe duke ndihmuar skuadrën në pesë ndeshje me portën e paprekur.