Makreshi, fshati turistik i Kosovës që përbëhet nga vilat e të famshmëve

Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, që nisi transmetimin javën e kaluar, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Një prej rubrikave eksploruese në këtë emision është rubrika “Ku me shku n’mal”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga fshatrat e ndryshëm të Kosovës.

Në emisionin e mbrëmshëm, ekipi i ATV-së bëri një vizitë në fshatin Makresh të komunës së Artanës.

Ndonëse shumë fshatra të Kosovës po braktisen nga vetë banorët e tyre, në fshatin Makresh që ndodhet në mes të Prishtinës dhe Gjilanit, banorët kanë një arsye për të qëndruar.

Numri i madh i vilave dhe i pushimoreve që janë ndërtuar këtu viteve të fundit, kanë bërë që ata ta kalojnë shumë mirë në vendin e tyre, dhe po ashtu të tërheqin vizitorë edhe nga vende të ndryshme të Kosovës.

Krijimi i këtij fshati turistik u fillua nga familja Buca, e cila u shpërngul nga Gjilani në Makresh, pasi pa potencialin që mbante ky vend për të krijuar një koncept të turizmit rural.

Genc Buca, në një bisedë për ATV-në, tregon se ku kanë ardhur për të investuar, fshati Makresh ka qenë i braktisut prej banorëve.

“Ne i kemi ditë gjithmonë bukuritë e këtij fshati, për shkak se si familje kemi pasë një vilë këtu ku kemi ardh dhe i kemi kalu vikendet. Edhe me biznes kemi qenë në qytet, me restorant. Mirëpo, gjithmonë na ka pëlqye ky vend, e kemi pa potencialin që e ka për zhvillimin e turizmit rural dhe argo turizmit, edhe vendosëm si familje me ardh edhe me investu këtu, edhe pse ky fshat ka qenë fshat i braktisur prej njerëzve për shkak se nuk ka pasur ndonjë mundësi të punësimit edhe njerëzit vazhdimisht kanë gjetur alternativa për me ikë prej këtu. Mirëpo, ne vendosëm për me ardh për shkak të bukurive natyrore, trashëgimisë kulturore që është e pasur në përgjithësi zona e Novobërdës, jo vetëm fshati Makresh”, tregon Buca.

Reportazhin e plotë të ATV-së në fshatin Makresh e gjeni në videon më poshtë.

Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA