Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në mesin e pikave të parapara është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.

Reklamë

Po ashtu, në rendin e ditës është përfshirë mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Deputetët do të kenë mundësi të bëjnë edhe deklarime jashtë rendit të ditës dhe të parashtrojnë pyetje parlamentare.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, ndërsa rendi i ditës do të shqyrtohet nga deputetët në vazhdim të punimeve plenare.

Reklamë