Disa bimë është thjesht mirë t’i kesh në shtëpi, sepse përveçse e zbukurojnë ambientin, ato sjellin edhe një energji të veçantë dhe, ndër më të fuqishmet është jasemini
Bimët janë shumë më tepër sesa dekor. Ato mund të jenë çelësi për shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme. Nëse në shtëpi ke këtë lule, fati dhe qetësia do të të shoqërojnë gjithmonë, ndërsa për aromën e saj të mrekullueshme thuhet se është ilaç për shpirtin.
Shkencëtarët kanë zbuluar lidhjen mes stresit dhe cilësisë së ajrit, duke treguar se niveli i lartë i toksinave mund të ndikojë drejtpërdrejt në stres dhe gjendjen emocionale. Por ekziston një bimë që mund ta ndryshojë këtë ekuilibër – i mrekullueshmi jasemin (Jasminum officinale).
Studimet kanë treguar se aroma e jaseminit qetëson trurin dhe trupin, duke përmirësuar ndjeshëm funksionin nervor. Sipas hulumtimeve të Universitetit Ruhr në Gjermani, aroma e jasminit rrit efektin e substancës GABA në tru, e cila është përgjegjëse për ndjenjën e qetësisë dhe relaksimit. Ky zbulim, i publikuar në Journal of Biological Chemistry, i ka dhënë aromaterapisë bazë shkencore të vërtetuar, transmeton Telegrafi.
Kërkimet kanë treguar gjithashtu se jasemini është më efektiv se shumë preparate farmaceutike, pasi mund të rrisë efektin e GABA-s deri në pesëfish. Përveç kësaj, spërkatja e aromës së jaseminit në dhomë është dëshmuar si metodë efikase për përmirësimin e gjumit dhe zvogëlimin e ankthit, siç konfirmojnë publikimet në International Journal of Neuroscience.
Vaji esencial i jasminit ka shumë përfitime, ndihmon në përmirësimin e gjumit, humorit, përqendrimit dhe libidos. Në aromaterapi, ai përdoret edhe për rritjen e serotoninës dhe endorfinave, hormone që nxisin ndjenjën e lumturisë dhe ekuilibrit emocional.
Prandaj, mbajeni jaseminin në dhomën tuaj të gjumit dhe përjetoni fuqinë e kësaj bime të jashtëzakonshme për të ulur stresin, përmirësuar cilësinë e gjumit dhe për të mbrojtur shëndetin tuaj mendor.
Në kulturat lindore dhe në traditat e feng shui, jasmini konsiderohet simbol i dashurisë, harmonisë dhe fatit të mirë, ndërsa sipas studimeve të NASA Clean Air Study, ai gjithashtu pastron ajrin nga toksinat dhe ndotësit e brendshëm, duke përmirësuar cilësinë e frymëmarrjes në hapësirat e mbyllura. /Telegrafi/