Mesfushori francez Eduardo Camavinga,mund të largohet nga Real Madrid në afatin e ardhshëm kalimtar.
Sipas raportimeve të mediave gjiganti anglez Liverpool po synon transferimin e francezit,dhe se janë duke përgatitur një ofertë prej rreth 60 milionë euro.
Përndryshe Camavinga që prej ardhjes së Xabi Alonsos në krye të “Los Blancos”nuk po gjen hapësirë në formacionin bazë,kjo edhe për shkak të konkurrencës së madhe në repartin e mesfushës.
Ndërkohë Liverpool e sheh francezin si një lojtar që mund të përforcoj repartin e mesfushës,si dhe francezi ka përvojë në nivelet më të larta të futbollit.
Kujtojmë që Eduardo Camavinga ka bërë 9 paraqitje deri më tani për Real Madridin në të gjitha garat,duke arritur të shënoj vetëm 1 gol në 292 minuta të zhvilluara.







