Ylli i Inter Miamit, Lionel Messi, është bërë futbollisti me më së shumti asiste në historinë e ndeshjeve ndërkombëtare, duke arritur një shifër rekord prej 60 pasimesh vendimtare.
Messi realizoi dy asiste në fitoren e thellë të Argjentinës ndaj Puerto Rikos me rezultatin 6:0 në një ndeshje miqësore. Me këto dy pasime, ai kaloi ish-yllin brazilian Neymar, i cili kishte regjistruar 58 asiste.
Në këtë takim, 38 vjeçari asistoi për golat e Gonzalo Montielit dhe Lautaro Martinez, duke treguar edhe një herë rolin e tij kryesor në ndërtimin e lojës dhe finalizimin e aksioneve.
Ky rekord thekson edhe njëherë madhështinë e Messit në skenën ndërkombëtare dhe aftësinë e tij për të ndihmuar skuadrën me lojën kreative dhe vizionin e jashtëzakonshëm në fushë. /ATVLIVE.TV