Limaj për koalicionin me AAK-në: Kemi një bazë të gjerë, do të jemi alternativë politike serioze në Kosovë

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se koalicioni NISMA-AAK ka me qenë alternativë politike serioze në Kosovë.

“Është një bazë e gjerë, goxha e gjerë që me një punë efektive, me qartësi, me një program të çartë, edhe me angazhim, me një dimanizim të opozitës, besoj që ky koalicion edhe duke qenë i hapur për të tjerët për tu zgjedhuar, ka me qenë serioze në skenën politike të Kosovës. Unë nuk flas me shifra, por e di saktë që ka me qenë një alternativë serioze edhe besoj që ka ndryshuar nga bashkimi, mënyrën e të bërit opozitë”, tha Limaj.

Ai tha se NISMA, rezultatin më të mirë zgjedhor e ka pasur rreth 46 mijë vota, ndërsa AAK, 80-90 mijë sosh.

“Ajo çka besoj unë është se NISMA veç në zgjedhjet e fundit e ka pasë atë. Me 28 shkurt, ne jemi një parti 10-vjeçare, 10 vite i mbushim. Kemi kaluar diku 10 procese zgjedhore edhe lokale edhe qendrore. Në çfarëdo rrethane, përjashto këtë 14 shkurtin, ne kemi shkuar deri në 5-6-4 për qind, këto kanë lëvizur në nivel nacional. Është një bazë e gjerë që njerëzit kanë votuar. NISMA ka pasur rezultatin më të mirë në zgjedhjet, rreth 46 mijë vota në nivel nacional, në nivel lokal ka pasur edhe më shumë. Në 80 për qind të komunave jemi të përfaqësuar me asamblistë. Kështu që është një bazë e gjerë. Edhe Aleanca ka në ditët më të mira 80 mijë, 90 mijë nëse nuk gaboj, këtu është sillë”, tha Limaj. /atvlive.tv

Intervistën e plotë të Fatmir Limajt në CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA