Lea Aliu, notarja e cila i solli Kosovës 6 medalje nga Franca

Vendi ynë vazhdon të përfaqësohet në mënyrën më të mirë nga sportistet tona në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, ishte Klubi i notit Prishtina i cili ka marrë pjesë në garën ndërkombëtare në Jeunes de Saint-Dizier’ në Francë, turne ky i cili mirëpret yje nga e gjithë bota.

Në turneun ndërkombëtare të Francës, klubi i notit Prishtina ka marrë pjesë me tre notues në grup mosha të vitit 2009 dhe më të ri.

Njëra nder to ishte notarja, Lea Aliu e cila ka shkëlqyer duke fituar tre medalje të arta dhe tre të argjendta, në disiplina të ndryshme.

“Me sportin e notit kam filluar të merrem që nga mosha 11-vjeçare, sa i përket garave ndërkombëtare në Francë ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe arrita të ftoj 6 medalje, 3 të arta dhe 3 të argjenda, ndërsa në total kam mbi 100 medalje. Ëndrra ime është që përveç se ta përfaqësoj Kosovën në Lojërat Olimpike, të arrij të fitojë të gjitha normat e notit”, tha Aliu.

E derisa trajnerja Vlera Llalloshi tregoi më gjerësisht për klubin e notit të Prishtina e po ashtu edhe për garat në Francë.

“Klubi i Notit Prishtina këtë vit ka shënuar 20 vjetorin e themelimit, ku përveç garave në Kosovë, ne kemi arritur të marrim pjesë edhe në garat Ndërkombëtare. Në garat që u mbajtën në Francë në garuam me 3 notues ku Lea Aliu arriti t’i fitojë 6 medalje në 6 disiplina të ndryshme”, tha Llalloshi.

Kujtojmë që dy garuesit që morën pjesë për herë të parë në këto gara ndërkombëtare janë Erda Abazi dhe Dastid Ymeri te cilët patën paraqitje të mirë duke përmirësuar kohët e tyre personale. /N. Tahiri

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA