21.7 C
Pristina
Saturday, September 20, 2025
spot_imgspot_img
spot_img

LDK në terren me premtime dhe projekte për zhvillim në komunat e Kosovës

Në Prishtinë, kandidati për mandat të dytë Përparim Rama vizitoi stadiumin e ri në Hajvali, duke shprehur krenarinë për progresin në ndërtimin e kësaj infrastrukture sportive që do të sjellë përfitime për të rinjtë dhe sportin lokal.

Në Deçan, Jeton Mushkolaj teksa vizitoi një prodhues të energjisë solare, premtoi përkrahje për bizneset që nxisin zhvillimin ekonomik lokal.

Në Gjilan, Arbër Ismajli ftoi qytetarët për bashkëpunim, duke premtuar qeverisje me përgjegjësi, fokus në nevojat e përditshme dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Në Istog, kandidati për një mandat tjetër, Ilir Ferati, vuri gurthemelin e Shtëpisë së Kulturës, duke theksuar se projektet po planifikohen dhe realizohen bashkë me qytetarët për të mirën e përbashkët.

Besnik Osmani në Fushë Kosovë përqendroi vëmendjen te fermerët lokalë dhe nevoja për mbështetje të vazhdueshme për prodhimet bujqësore vendore.

Në Pejë, Gazmend Muhaxhiri theksoi realizimin e 11 palestrave të reja sportive, si dëshmi e ndryshimeve konkrete në infrastrukturën për të rinjtë.

Driton Selamanaj në Prizren zhvilloi takim me Odën e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve, duke prezantuar planin për krijimin e zonave ekonomike që do të nxjerrin në pah potencialin ekonomik të qytetit.

Në Viti, Sokol Haliti rikujtoi investimet në sport dhe infrastrukturë, duke e quajtur sportin si element të rëndësishëm të bashkimit dhe shëndetit të komunitetit.

Ndërsa në Vushtrri, Xhafer Tahiri vizitoi Bukoshin dhe Novolanin ku premtoi qerdhe të reja dhe ndihmë për 100 familje në vit për të blerë banesë në Vushtrri.

Në ditën e tetë, LDK-ja në Mitrovicë prezantoi listën e kandidatëve për Asamble, në krye me Gëzim Plakolli.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA