7 C
Pristina
Thursday, December 18, 2025

Lady Gaga shpallet “Entertainer of the Year 2025”

Lady Gaga ka qenë një nga figurat më dominuese të vitit 2025 në botën e muzikës dhe argëtimit, duke u nderuar nga Entertainment Weekly si një nga Entertainers of the Year. Producenti dhe bashkëpunëtori i saj i ngushtë, Andrew Watt, e përshkroi Gagën si një “titan” dhe një talent që vjen vetëm një herë në jetë.

Viti i saj shpërthyes nisi me këngën “Abracadabra”, pjesë e albumit të gjashtë studio “Mayhem”, i cili u prit shumë mirë nga kritika dhe fansat. Gaga fitoi edhe një Grammy për “Best Pop Duo/Group Performance” me Bruno Mars për këngën “Die With a Smile”, ndërsa albumi mori 7 nominime Grammy, përfshirë Albumin e Vitit.

Gjatë 2025-ës, ajo ishte e ftuar dhe performuese në Saturday Night Live, kryesoi natën hapëse të Coachella, nisi turneun gjigant Mayhem Ball Tour dhe mbajti koncertin më të madh falas nga një artiste femër, me rreth 2.5 milionë spektatorë në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro.

Përveç muzikës, Lady Gaga fitoi edhe një Sports Emmy, u shfaq si aktore në sezonin e dytë të serialit “Wednesday” në Netflix dhe u afrua edhe më shumë me statusin EGOT.

Sipas Andrew Watt, suksesi i Gaga-s nuk qëndron vetëm te zëri apo spektakli, por te aftësia e saj për të treguar histori dhe për të krijuar botë artistike që ndryshojnë vetë kulturën pop. Një vit që, pa dyshim, e konfirmon Lady Gaga-n si një forcë të pakrahasueshme në industrinë globale të argëtimit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA