Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kylian Mbappé shpallet ‘Lojtari i Javës’ në Champions League

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kylian Mbappé shpallet ‘Lojtari i Javës’ në Champions League
PIRAEUS, GREECE – NOVEMBER 26: Kylian Mbappe of Real Madrid poses for a photo with the match ball and the “Player Of The Match” award after scoring 4 goals in his teams win during the UEFA Champions League 2025/26 League Phase MD5 match between Olympiacos FC and Real Madrid C.F. at Stadio Georgios Karaiskakis on November 26, 2025 in Piraeus, Greece. (Photo by Alex Pantling – UEFA/UEFA via Getty Images)

Kylian Mbappé ka fituar trofeun e ‘Lojtarit të Javës’ në Ligën e Kampionëve, pas paraqitjes së tij madhështore me katër gola, që i dha Real Madridit një fitore dramatike 4–3 ndaj Olympiacosit të mërkurën mbrëma.

Sulmuesi francez shkroi historinë duke realizuar het-trikun e dytë më të shpejtë në historinë e Champions League, me tre gola të shënuar brenda 6 minutave e 42 sekondave në pjesën e parë. Me këtë shpërthim të jashtëzakonshëm, Mbappé ktheu rezultatin kundër një skuadre greke që kishte qenë shumë e fortë në shtëpi.

Reklamë

Real Madridi u gjet fillimisht në disavantazh, duke e bërë edhe më të rëndësishme qetësinë dhe efikasitetin e Mbappés përpara portës. Goli i tij i katërt vulosi një mbrëmje perfekte për yllin francez dhe i dha fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore, duke sjellë një frymë të re për ekipin e Xabi Alonsos.

Fitorja e ngjiti Real Madridin në vendin e pestë me 12 pikë, duke forcuar pozitat në garën për një vend mes tetë skuadrave që sigurojnë kualifikimin automatik në fazën me eliminim direkt, ndërsa kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u zhvilluar.

Mbappé jo vetëm që i dha tre pikët e arta ekipit të tij, por u ngjit edhe në krye të listës së golashënuesve të edicionit aktual të Champions League me 9 gola.

Me këtë performancë ai la pas edhe kandidatë të tjerë që shkëlqyen këtë javë, si Vitinha (i dyti), Pierre-Emerick Aubameyang (i treti) dhe Serhou Guirassy (i katërti).

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Kylian Mbappé shpallet ‘Lojtari i Javës’ në Champions League | ATV