6.7 C
Pristina
Thursday, January 15, 2026

Kurti në Reçak zotohet: Do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është zotuar se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për krimet që Serbia kreu ndaj popullit shqiptar, dhe se kriminelët të dalin para drejtësie, raporton Ekonomia Online.

Kështu tha ai teksa bëri homazhe në 27 vjetorin e masakrës së Reçakut, pikërisht në memorialin ku janë vendosur emrat e 45 viktimave që u masakruan nga dora e regjimit serb, të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi.

“Para 27 vjetësh, këtu nga Reçaku, nëpërmjet ambasadorit William Walker, u bë e ditur e vërteta për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocidit të Serbisë si shtet ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Pas Masakrës së Reçakut u ndërgjegjësua, u vetëdijesua dhe u mobilizua edhe opinioni publik ndërkombëtar, si dhe kancelaritë diplomatike perëndimore. Jemi këtu bashkë, si krerë të institucioneve, me kryetarë të komunave dhe kolegë nga qeveria e parlamenti, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit, që të shprehim dhimbjen tonë për këtë plagë të hapur, së cilës ende i mungon drejtësia, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë që gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata për mizoritë e para 27 vjetëve. Lavdi 45 martirëve të Reçakut dhe 11 dëshmorëve të Kombit, të udhëhequr nga komandanti Ahmet Kaçiku”, deklaroi Kurti.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA