Kalo te përmbajtja
Të fundit

​Kurti: Medalja e Sadikut është e veçantë për Kosovën

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

​Kurti: Medalja e Sadikut është e veçantë për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se medalja e artë e fituar nga boksierja Donjeta Sadiku në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja” në Bullgari ka rëndësi të veçantë për Kosovën pasi ajo është fituar pas 48 vitesh, shkruan KosovaPress.

Kurti ka shtuar se në këtë turne Sadiku tregoi formë të lartë duke shënuar tri fitore radhazi dhe duke ndjekur kështu gjurmët e legjendës së boksit kosovar Mehmet Bogujevci, transmeton KosovaPress.

Reklamë

Shkrimi i plotë i Kurtit në “Facebook”

Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2025” në Sofje, duke fituar medaljen e artë kundër boksieres nga Kazakistani me rezultat bindës 5:0.

Gjatë rrugës drejt medaljes, Donjeta realizoi tri fitore, duke dëshmuar formën e saj të shkëlqyer dhe nivel të lartë të boksit. Njëherësh ajo mori titullin e një ndër boksieret më të mira të garës.

Turniri “Strandja” është një nga turniret më të vjetra të boksit amator dhe këtë vit shënon edicionin e 76-të. Kjo medalje ka rëndësi të veçantë, ku pas 48 vitesh, Donjeta bëhet boksierja e parë nga Kosova që e fiton të artën në këtë turne, duke ndjekur gjurmët e legjendës Mehmet Bogujevci, i cili e fitoi të artën në vitin 1977.

Në këtë garë, medalje të bronzta fituan Loris Idrizi dhe Bashkim Bajoku, ndërsa referi ynë ndërkombëtar Latif Demolli po ndan drejtësinë në turne.

Urime Donjetës dhe tërë ekipi tonë!

Suksese në garat e radhës.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’