20.3 C
Pristina
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Kurti: Mbi gjakun e mijëra njerëzve Serbia e përjetësoi në bronz Drazhën

Në kryeqytetin e Serbisë është për përurimi i shtatores sërish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq.

Ky veprim ka nxitur reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në një reagim në llogarinë ë tij në facebook, ka thënë se me këso veprimeSerbia e sotme jeton në të shkuarën sepse konsideron që luftërat e saj nuk kanë përfunduar.

“Pas billbordeve që mbartnin mesazhin “Beogradi guxon”, dje në rrugën “Bregalnicka 24” në kryeqytetin e Serbisë u përurua shtatorja e ish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq”, ka shkruar Kurti.

Përurimi u bë në oborrin e ish shtëpisë së familjes së tij, që pritet të kthehet në muze.

Kryeministri Kurti ka thanë se shteti Serb e përjetësoi në bronz sinonimin e vuajtjeve të shumta mbi kurrizin e shumë popujve dhe mbi gjakun e mijëra njerëzve.

“Nisjatorë për ironi ishte një shoqatë që thirrej në aktivitete humane dhe ekologjike. Kundërshtimi që u bë nga organizata e aktivistë të ndryshëm, ishte i kotë. Rruga ku u bë përurimi quhej “Bregalnicka”, sipas betejës që Serbia ka zhvilluar gjatë Luftës së Dytë Ballkanike kundër Bullgarisë (1912-1913), në brigjet e lumit Bregallnica në Maqedoni të Veriut, përgjatë përpjekjeve të saj për zgjerim territorial. Ppra përjetësim i një lufte të zhvilluar në një vend tani anëtar i NATO-s (Maqedonia e Veriut), kundër një vendi që sot është anëtar i NATO-s e i BE-së (Bullgaria)”, ka thënë kryeministri Kurti.

Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, muzetë i shërbejnë mbrojtjes së të kaluarës. Por sipas tij, një gjë është strehimi i së kaluarës, e tjetërgjë shfajësimi i së keqes. Aq më shumë kur përkujtimi i përmallshëm aludon te përsëritja e dëshiruar.

Gjykata e Lartë në Beograd, më 14 maj 2015, e pat rehabilituar me aktgjykim prej 39 faqesh kriminelin e Luftës së Dytë Botërore, Dragolub Mihailloviq – Drazhën.

Viteve të fundit, kishim mohimin publik të masakrës së Reçakut nga Aleksandar Vulin më 10 dhjetor 2019 dhe nga Aleksandar Vuçiq më 5 dhjetor 2021.

“Serbia e sotme jeton në të shkuarën sepse konsideron që luftërat e saj nuk kanë përfunduar: as luftërat ballkanike nga fillimshekulli i kaluar, as ajo botërore në mes të shekullit XX dhe as kjo e viteve 1998-1999 në Kosovë”, ka theksuar kryeministri Kurti.

Shefi i ekzekutivit kosovar në fund ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator sivjet është veçse edhe një betejë e atyre luftërave të papërfunduara nga pikëpamja e Beogradit zyrtar.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA