Kurti dhe Escobar me dallime për zhvillimet në veri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdojnë të insistojnë se vendosja në objektet komunale e kryetarëve të sapo-zgjedhur në tre komunat veriore, ishte gabim nga ana e Prishtinës zyrtare.

Në një intervistë për BBC-në, i dërguari i posaçëm u Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u shpreh se kryetarët e sapo-zgjedhur kanë mundur t’i ushtrojnë detyrat e tyre nga objekte alternative.

“Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ekzistojnë ndërtesa tjera prej të cilave mund të bëhet puna, dhe nëse asgjë tjetër, pandemia e koronavirusit na ka mësuar që mund të punojmë edhe nga lokacione alternative”, tha Escobar.

Sipas Escobar, dhunës që e ka karakterizuar veriun e Kosovës së fundmi duhet t’i vij fundit. E Kjo sipas diplomatit amerikan duhet bërë me angazhim në dialog.
“Shumë pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar janë duke e parë këtë situatë si përbalje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por na duhet ta kujtojmë se këtu ekziston edhe një dështim për arritur pajtim etnik brenda Kosovës. Ne i kemi inkurajuar të dyja palët që të angazhohen në dialog”, tha Escobar.

Mysafir i BBC-së të dielën ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi paraprakisht është deklaruar për CNN, Guardian, Politico dhe media tjera të rëndësishme.

Kurti theksoi se është dakord me largimin e njësive speciale policore nga objektet komunale. Mirëpo, ai ripërsëriti se nga kush kontrolloheshin këto objekte para mandatit të kryetarëve të ri.

“Në këto tri komuna, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, i kemi tri ndërtesa, dhe nëse jo kryetarët, atëherë kush duhet të jetë në to? Nëse nuk janë për kryetarët, kujt i shërbejnë ato? Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kështu duhet të jetë. Ato ndërtesa janë asete të Republikës së Kosovës. Dikur kanë qenë struktura paralele të Serbisë, por ato janë struktura ilegale, të krijuara me fonde të Beogradit zyrtar, i cili dëshiron ta destabilizojë shtetin tonë, me idenë e Beogradit për të krijuar një botë të madhe serbe. Ne e kundërshtojmë diçka të tillë”, tha Kurti.

Ndërkaq, për herë të parë pas përshkallëzimeve në veri të vendit, më pesë dhe gjashtë qershor Escobar bashk me të emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do e vizitojnë Kosovën. /atvlive.tv

Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA