10.8 C
Pristina
Wednesday, November 26, 2025
spot_imgspot_img
spot_img

Kur fama takon dhimbjen, 10 VIP-at që humbën fëmijë si pasojë e vetëvrasjes

Bota e showbizit është plot shkëlqim, famë dhe drita, por pas skenës edhe yjet më të mëdhenj përballen me dhimbje të paimagjinueshme.

Këto dhjetë figura të njohura kanë përjetuar humbjen më të rëndë që mund të përjetojë një prind, vdekjen e një fëmije nga vetëvrasja.

1. Lisa Marie Presley, vajza e vetme e Elvis Presley-t, humbi djalin e saj Benjamin Keough në vitin 2020, në moshën 27-vjeçare. Vdekja e tij tronditi thellë familjen, Lisa Marie u shpreh se ishte “e shkatërruar dhe e pambrojtur.” Rasti i tij hapi diskutime të gjera për presionin e trashëgimisë së famës.

2. Aktorja Regina King humbi djalin e saj Ian Alexander Jr. në vitin 2022. Ian, një muzikant i talentuar, ishte vetëm 26 vjeç. King e përshkroi atë si “një dritë të shndritshme që kujdesej shumë për të tjerët” dhe u bë një zë i fortë për ndërgjegjësimin mbi shëndetin mendor.

3. Këngëtarja irlandeze Sinéad O’Connor humbi djalin e saj Shane O’Connor, 17 vjeç, në vitin 2022, pas betejave të vazhdueshme me problemet e shëndetit mendor. Sinéad e quajti atë “dritën e jetës sime” dhe përdori zërin e saj publik për të theksuar rëndësinë e mbështetjes emocionale.

4. Aktori dhe kompozitori indian Vijay Antony humbi vajzën e tij adoleshente Meera në vitin 2023. Ajo ishte një nxënëse e shkëlqyer që përballej me presion të madh akademik. Rasti i saj hapi debate të gjera në Indi për ankthin, pritshmëritë dhe barrën emocionale tek të rinjtë.

5. Kompozitori legjendar Burt Bacharach humbi vajzën e tij Nikki Bacharach në vitin 2007, në moshën 40-vjeçare. Ajo luftonte prej vitesh me depresion dhe çrregullime të spektrit autik. Bacharach foli hapur për sfidat e saj, duke nënvizuar nevojën për mirëkuptim dhe mbështetje.

6. Ikona e Hollywood-it Marlon Brando humbi vajzën e tij Cheyenne Brando në vitin 1995, në moshën 25-vjeçare. Ajo kishte kaluar vite me trauma dhe sfida emocionale. Historia e saj shpesh përmendet kur flitet për vështirësitë e jetës në familje të famshme problematike.

7. Aktorja dhe këngëtarja Marie Osmond, humbi djalin e saj 18-vjeçar Michael Blosil në vitin 2010. Ai kishte luftuar me depresion për shumë vite. Marie që prej atëherë ka mbështetur aktivisht programe për parandalimin e vetëvrasjes.

8. Aktorit fitues i Oscar-it, Gregory Peck i vdiq i biri Jonathan Peck në vitin 1975. Ai kishte probleme emocionale dhe shëndetësore. Pas humbjes, Peck u tërhoq nga jeta publike për një kohë të gjatë, i copëtuar nga dhimbja.

9. Edhe pse e njohur kryesisht si poete, Sylvia Plath është një figurë e rëndësishme kulturore. Djali i saj Nicholas Hughes, një biolog i suksesshëm, vdiq nga vetëvrasja në vitin 2009,  dekada pas vdekjes së vetë Plath-it nga vetvrasja. Rasti i tij theksoi se sa thellë mund të trashet trauma e trashëgueshme.

10. Regjisori i filmave Zack Snyder humbi vajzën e tij Autumn Snyder, 20 vjeç, në vitin 2017 pas një beteje të gjatë me depresionin. Vdekja e saj e detyroi Snyder-in të largohej nga puna për të qenë pranë familjes. Ai shpesh e nderon kujtimin e saj përmes bamirësive dhe projekteve krijuese.

Këto tragjedi na kujtojnë një të vërtetë të dhimbshme, se problemet e shëndetit mendor nuk bëjnë dallime,  as në moshë, as në famë e as në pasuri.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA