Kur dhe sa iu rritën pagat për herë të fundit punëtorëve në KEK?

Nënkryetari i sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka thënë se protestat nuk do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Ai në një intervistë në emisionin Compass me Ilir Berishën, tha se një rritje simbolike të pagës e kanë pasur në qershor.
Reklamë
“Kemi pasur rritje të pagave në vlerë simbolike 60 euro në qershor të këtij viti. Mirëpo, kërkesa jonë ka qenë krejt ndryshe dhe ne nuk jemi pajtuar me atë pagë por e kemi shtyrë me shpresë që do të bisedojmë dhe do të negociojmë por kjo nuk ka ndodhur, s’ka ndodhur të bisedojmë as negociojmë derisa ne e kemi dërguar vendimin për protestën që e mbajtëm. Ata na thirrën me datën 9 por s’ka qenë dialog serioz që të ketë rritje të pagave dhe të na e japin pagën e 13-të, që i kemi kërkesa por dialogu u orientua krejt diku tjetër dhe s’kemi marrë asnjë premtim për kërkesat tona”, ka thënë Llumnica.
Ai shtoi se protesta e radhës do të mbahet pas një jave, në të njëjtën kohë dhe të njëjtin vend.
Reklamë








