Edhe pse na ndajnë ende tetë deri në nëntë muaj nga fillimi i Kupës së Botës 2026, tashmë janë publikuar parashikimet e para mbi favoritët për të fituar turneun.
Sipas agjencive të basteve, Spanja, e udhëhequr nga talenti i ri Lamine Yamal dhe bashkëlojtarët e tij, ka shanset më të mira për të fituar titullin, me një përqindje prej 15%. Kampionia aktuale e Evropës kryeson kështu listën e favoritëve.
Menjëherë pas saj renditen Anglia dhe Franca e Kylian Mbappé, të dyja me nga 12% shanse. Brazili vlerësohet me 11%, ndërsa kampionia në fuqi e botës, Argjentina me Lionel Messin, ka vetëm 10.5% shanse për ta mbrojtur titullin.
Më tej vijnë Portugalia dhe Gjermania me nga 7%, Holanda me 4% dhe Italia me 3%.
Interesant është fakti se Kroacisë, e cila u rendit respektivisht e dyta dhe e treta në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës, i jepet vetëm 1.5% shans për sukses në këtë edicion. /ATVLIVE.TV