Kroacia ka miratuar një paketë të madhe modernizimi ushtarak me vlerë pothuajse dy miliardë euro, që përfshin blerjen e sistemeve antidron, obusëve “Caesar”, tankeve “Leopard 2A8” dhe kamionëve ushtarakë “TATRA”, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri Ivan Anushiq.
Tri nga projektet do të financohen përmes instrumentit të BE-së SAFE, ndërsa sistemet antidron do të mbulohen nga buxheti kroat. Këto investime synojnë forcimin e ushtrisë dhe industrisë vendore të mbrojtjes, si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me NATO-n.
Marrëveshja me kompaninë Konçar d.d. parashikon furnizimin me sisteme antidron me inteligjencë artificiale, që do të instalohen deri në vitin 2027.
Ndërkohë, Kroacia do të blejë 18 obusë vetëlëvizës “Caesar”, 44 tanke “Leopard 2A8” dhe 420 kamionë të rëndë “TATRA”, me afate dorëzimi që shtrihen nga viti 2026 deri në 2030.


 
                                     
    




