Granit Xhaka ishte protagonist kryesor mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë ndeshjes Kosovë – Zvicër. Që nga fillimi i sfidës e deri në momentin që u zëvendësua, mesfushori me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, u prit me fërshëllime nga të pranishmit.
Për këtë moment ka reaguar edhe vëllai i tij, Taulant Xhaka, i cili nuk ka kursyer elozhet, duke e quajtur Granitin “krenaria e shqiptarëve” dhe duke i premtuar mbështetje deri në vdekje.
“Gjithmonë deri në vdekje me ty, vëlla. Krenaria e shqiptarëve! Zoti i ruajt të gjithë shqipëtarët e vërtetë nëpër botë,” shkroi ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare në rrjetet sociale. /ATVLIVE.TV








