Një avion pasagjerësh i kompanisë AJet, i cili operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll, ka dalë nga pista menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gökçen në Stamboll.
Avioni i tipit Boeing 737-800, që u ul në pistën e re 06R/24L, ka devijuar nga aksi i taksimit dhe ka përfunduar në një terren të butë pak çaste pas prekjes së tokës.
Si pasojë e incidentit, kompania menaxhuese e aeroportit ka lëshuar një NOTAM, duke njoftuar se pista 06R/24L mbetet e mbyllur për trafik deri në njoftimin e radhës, raporton portali airporthaber2.com.
Mbyllja e njërës prej pistave kryesore gjatë orëve të ngarkuara të operimit ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme, ndërsa disa avionë janë detyruar të kryejnë pasim ose të përsërisin procedurat e uljes.
Ekipet emergjente dhe ato teknike të aeroportit janë dërguar menjëherë në vendngjarje.
Aktualisht po zhvillohen punimet për nxjerrjen e sigurt të avionit nga terreni ku ka mbetur i bllokuar.
Sipas informacionit të deritanishëm, nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet turke kanë njoftuar se pista do të qëndrojë e mbyllur deri në përfundimin e operacionit të shpëtimit dhe untilizimit të avionit.
Paralelisht, SHGM (Drejtoria e Aviacionit Civil e Turqisë) dhe administrata e aeroportit kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.







